Vendimi që PDK të votojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike sipas analistit politik, Rasim Alija ka qenë i pritshëm.

Alija deklaron se PDK qe dy muaj ka arritur të shpërfaqë pafuqinë e koalicionit për të siguruar shumicën e thjeshtë.

Ka qenë e prishtshme  që Partia Demokaratike ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. PDK e ka mbështetë Qeverinë aktuale para muajit për me e pranu amandamentet për Rimëkëmbjen Ekonomike. Tek e fundit kjo është demokracia në pafuqi të koalicionit për të siguru votat që ta kalojë ligjin, detyrohen të bëjnë kompromise me partitë opozitare. PDK ka bërë  lojra me daklratata qe dy muaj që të shpërfaqë para publikut pafuqinë e koalicionit aktual për të siguru shumicën e thjeshtë“, deklaroi Alija.

Sipas Alijajt ky hap i PDK-së është edhe hapje e rrugës për të hyrë në koalicion.

E kjo sipas tij mund të ndodhë edhe me hyrje direkte ose me propozimin e presidentit nga PDK.

Alija thotë se indikator ishte edhe rezultati i VV-së në Podujevë.

Rezultat ky që u bëri me dije partive tjera se Vetëvendosja do fitonte me rezultat të pakontestueshëm në zgjedhje.

Kjo është edhe një shtrim rruge që të hyjë në koalicion, çoftë si pjesë e koalicionit, qoftë me kandidimin e presidentit nga PDK. Kjo ka ardhur edhe nga rezultati në Podujevë, që u ka treguar subjektet që Vetëvedosje do të korrte rezultat të pakontestueshëm në zgjedhje. Kalkulimet janë bërë në bazë të këtyre elemtenteve. Votimi iligjit për Rimëkëmbje e shpërfaqë edhe rrugën që do e ndjekë PDK sepse nuk është vetëm votim i një ligji por mbi të gjitha është akt politik që tregon qëndrimet e PDK në të ardhmen“, thotë Alija për Gazeta Blic.

PDK-së i janë pranuar amandamentet në ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

I pari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se partia e tij do thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të premten që të votohet ky ligj.