Sot ka filluar regjistrimi i regjistruesve nga jashtë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Afati për regjistrim të diasporës për zgjedhjet lokale është i hapur nga sot (10 korrik) deri më 18 gusht.

Me anë të një postimi në Facebook, Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, ky regjistrim u jep të drejtën që përmes votës së tyre, të ndikojnë në fitoren e PDK-së në shumicën e komunave të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Anëtar dhe mbështetës të PDK-së në Diasporë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sot ka filluar regjistrimin e votuesve në diasporë për zgjedhjet lokale. Ky regjistrim do zgjasë deri më 18 gusht.
Në emër të Departamentit për Diasporë të PDK-së, ju ftoj të gjithëve të regjistroheni konform rregullave të parapara nga KQZ-ja.
Regjistrimi i tillë ju jep të drejtën që përmes votës suaj të ndikoni në fitoren e PDK-së, në shumicën e komunave të Kosovës.
Përherë mirnjohës Diasporës!”.