PDK dega në Podujevë: Sot kujtojmë me krenari ditën e çlirimit nga okupatori serb

“Këtu e 18 vite më parë, Podujeva përjetoi lirinë e saj, të fituar falë përpjekjeve shekullore të këtij populli, sakrificës e gjakut të dëshmorëve.”

Kështu e ka filluar urimin e saj Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Podujevë me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Përmes një komunikate për medie PDK ka shkruar se “këtu e tetëmbëdhjetë vite më parë, liria buloi në zemrat e secilit prej nesh, në buzëqeshjen e secilit prej nesh.”

“Ajo buloi në poret e kësaj toke, për lirinë e së cilës u bënë përpjekje, u sakrifikua ndër shekuj dhe u derdh shumë gjak, për t’i pritur ne gjeneratat e reja, frytet e lirisë” thuhet në këtë komunikatë.

Sipas kësaj partie ne “sot kujtojmë me krenari ditën e çlirimit nga okupatori serb, kujtojmë me krenari luftëtarët e UÇK-së dhe të rënët për liri.”/Llapi.info