Festa e Pavarësisë së Kosovës, përveçse në shumë vende të Evropës e madje edhe përtej oqeanit, u festua edhe në Irak.

Kjo festë u bë e mundur nga një grup shqiptarësh që punojnë atje. Torta e festës u bë nga 50 shqiptarë që punojnë në bazën Al Taqqadum ose e njohur si baza TQ.

Por këta punëtorë patën festë të dyfishtë, pasi edhe Dita e Presidentit të Amerikës më 18 shkurt u festua në këtë bazë të forcave amerikane në Irak.

Ndryshe, imazhe nga festa e shqiptarëve për 17 Shkurtin erdhën edhe nga Amerika Zelanda e Re e largët, ku ka pak shqiptarë.