Patate në tigan

Patate në tigan

Përbërësit e nevojshëm:

-1,2 kg patate

-2-3 qepë

-kripë

-piper i zi

-magdanoz

-vaj për fërgim

Përgatitja:

Patatet lahen e pastaj zihen për 40-45 minuta. Pas zierjes, u derdhet uji dhe patatet lihen të ftohrn. Në rastet me të mira, ato mund të zihen një ditë më parë dhe të nesërmen të përdoren. Sidoqoftë, pas ftohjes qërohen, pastaj prehen në rrathë, ose sipas dëshirës. Në tigan, hidhet vaji dhe lihet të nxehet mirë. Patatet e prera hidhen aty, u qiten mëlmesa dhe skuqen sipas dëshirës.

Varësisht nga tigani, masa e caktuar e patateve mund të skuqet edhe për porcionet e planifikuara.

Në fund qeptë priten në rrathë, në një tigan tjetër me pak yndyrë, dhe skuqen. Gjatë servimit, hidhen bashkë me magdanoz të freskët sipër patateve.

Patatet e përgatitura mund të kombinohen me ndonjë një lloj mishi të fërguar, ose me sallata të ndryshme.