Kryepalamentari Glauk Konjufca në formularët e AKK-së ka deklaruar se si pasuri të paluajtshme posedon një banesë 100 metra katrorë që e ka blerë në vitin 2018.

Ai ka deklaruar se ka hyrë në kredi për banesë në vlerë prej 67 mijë e 125 eurosh, të cilën duhet ta kthejë për 12 vjet.

I pari i Kuvendit të Kosovës po ashtu bëri të ditur se merr pagë mujore prej 3 mijë e 95 euro e 10 cent.

Konjufca ka deklaruar se së bashku me bashkëshortën e tij i kanë të kursyera 5 mijë e 449 euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij merr pagë nga Universiteti i Prishtinës në vlerë 640 eurosh.