Ekipet e zjarrfikësve janë duke luftuar me të gjitha mjetet që të lokalizojnë rreth 150 vatra zjarresh në New South Wales të Australisë, kurse Sydney sërish është mbuluar me tym të rrezikshëm që po shpërndahet me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Që nga fillimi i shpërthimit të zjarreve në nëntor të vitit të kaluar, kanë humbur jetën të paktën katër persona dhe janë shkatërruar më shumë se 680 shtëpi, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim videon që tregon se si duhet Australia nëse vozisni veturën dhe gjithçka përreth jush është e kapluar nga zjarri, që ngjan shumë me skenat e frikshme të filmave të Hollywood-it.

Kujtojmë që Australi së fundmi është duke u ballafaquar me një problem tjetër, stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm që rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje.