Të paktën 137 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe qindra tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi në kisha dhe hotele në Shri Lankë.

Janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime. Tri kishat Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa ishin target i shpërthimeve, gjatë shërbimeve të Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kinsburi në Colombo u goditen gjithashtu, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Imazhet në mediet sociale treguan pamjet brenda kishës St Sebastian në Negombo, ku shihej tavani i copëtuar dhe gjaku në pllaka.

Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë.

Mediet e Shri Lankës raportojnë se edhe turistet mund të jenë në mesin e viktimave.