Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët, shkruan Gazeta Express.

Express e ka siguruar këtë vendim të Osmanit e ku ndër të tjera ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:
Komunat ku u regjistruan 15 vdekjet nga koronavirusi
“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.

Vjosa Osmani ka marrë vendim dje edhe për shfuqizimin e katër dekreteve për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Ndërkaq, Vjosa Osmani detyrën e presidentit është duke e ushtruar qysh pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë