Pas Rrugës së Kombit, Tiranë-Elbasan pritet të jetë rruga e dytë me pagesë.
Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të konkretizohet kjo nisëm, qeveria duket se po bëhet gati që mirëmbajtjen e saj ta kryeje nga pagesa e përdoruesve.

I vetëdijshëm që kjo nismë nxit debat dhe diskutim, për ministrin e Damian Gjiknuri, të mirat publike duan kontributin e të gjithëve.

Duke raportuar në komision mbi situatën në këtë segment rrugor, ministri dha një afat të fundit të përfundimit të saj për 13 kilometrat e mbetura.

Përfundimi i punimeve do të realizohet me një kredi të marrë nga OPEC prej 16 mln dollarë. Në këtë mënyrë shkon në 450 milion dollar kostoja totale e kësaj rruge, që për kreun e komisionin Erjon Brace ka nevojë të hetohet deri në fund.

Parashikimi fillestar i projektit Tiranë-Elbasan ishte 312 milionë dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milionë, pa përfshirë dhe interesat e kredive.

Ky është segmenti rrugor që mund të shënojë një rekord pasi po kërkon afro një dekadë për të përfunduar.