Pas dy muajsh nga inicimi i peticionit, platforma Netflix e ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur iniciuesi i peticionit, Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook.

Hoti ka shkruar në Facebook se të njëjtën gjë e presin edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

“Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme! Nuk u dishtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’ pasoj e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka shkruar ai.