Pas më shumë se një muaji, kur edhe u shëruan të gjithë pacientët e prekur me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, sot janë konfirmuar pesë raste të reja nga kjo komunë, raporton Llapi.info.

Tri prej tyre janë nga qyteti, kurse dy nga fshati Dobërdol. Në lidhje me këto raste, Llapi.info ka provuar të kontaktojë me epidemiologen e QKMF-së në Podujevë, Bedrie Rama, por deri më tani ka qenë e pamundur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të hënën ka regjistruar 27 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 172 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol)”, është thënë në njoftim.

Ky Institut nuk ka bërë të ditura të rejat e fundit rreth numrit të të shëruarve nga ky virus, ndonëse një ditë më parë është raportuar për 843 persona.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, numri i personave të infektuar me këtë sëmundje në Kosovë ka arritur në 1,110.

Duhet përkujtuar se rastet e fundit nga kjo komunë me COVID-19 ishin me 20 prill./Llapi.info