Deklarata e senatorit amerikan David Perude i cili tha se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë, mori mbështetje të madhe nga shumë zyrtarë të lartë amerikan.

E mbështetje kësaj deklarate i ka dhënë edhe një senator tjetër amerikan.


Rand Paul, tha se inkurajon Kosovën që të hap një kapitull të ri dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.

Gjithsesi, ai mbështeti idenë që trupat amerikane të tërhiqen nga Kosova.

“Mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Inkurajoj Kosovën që të kthejë faqen dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Është koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, shkroi në Twitter senatori Paul.