Partia Fjala dega në Podujevë ka reaguar ndaj organizatës “Team Kosova” pas përjashtimit nga vendi i punës së Fahri Pajazitit nga Orllani i Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas kësaj partie, përjashtimi i Pajazitit nga puna nga kjo organizatë është bërë vetëm për faktin se ai ishte mysliman kurse në vend të tij është punësuar një person tjetër i cili ka pranuar fenë e krishtere për atë vend pune./Llapi.info

Më poshtë ja edhe reagimi i plotë i partisë FJALA

Reagim ndaj përjashtimit nga puna të Fahri Pajazitit nga Orllani i Podujevës

Në lajme të njërit nga televizionet tona lexova një lajm i cili me shqetësoj, jo për faktin që dikush është larguar nga puna pasiqë unë nuk e njoh personin në fjalë por ajo që me shqetësoj dhe nuk me la të qendroj indiferent ndaj kësaj ngjarje ishte fakti dhe arsyeja e largimit të tij nga puna, pra për arsye se ishte musliman.

Pra, siq mund ta shohim edhe në videon e postuar më poshtë thuhet që organizata “Team Kosova” ka larguar nga puna Fahri Pajazitin pa asnjë paralajmërim dhe ka sjellur në vend të tij dikë vetëm për faktin që ka pranuar ta ndrroj fenë e tij dhe të bëhet katolik.

Shqetësimet e mia dhe reagimi im shkon për këto arsye :

1) “Team Kosova” duhet të hetohet nga organet kompetente pasi që dyshohet fillimisht për imponim në dhënien e fletushkave biblike tek njerëzit në nevoja sociale;
2)Largimi pa paralajmërim nga puna që në vetvete përbenë shkelje ligjore e sidomos kur merret parasysh edhe arsyeja e largimit që është absurde.

Gjithashtu dua të u bëjë thirrje gjitha organeve qoftë ato shtetërore që mbrojnë të drejtat e punëtorit dhe atyre për të drejtat dhe liritë e njeriut që mos të qendrojnë indiferent por të reagojnë ndaj këtij fenomeni i cili në të ardhmen mund të bëhet i përmasave të mëdha.

Me respekt Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA në Podujevë