Parlamenti miratoi paketën ligjore e marrëveshjes së Përzhinos

Parlamenti miratoi paketën ligjore e marrëveshjes së Përzhinos

Kuvendi sonte vonë me procedurë të shkurtuar e ka miratuar paketën e ligjeve që dalin nga marrëveshja e Përzhinos dhe takimin e fundit të liderëve në Klubin e deputetëve, transmeton TetovaSot.
Bëhet fjalë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Ligjit për mbrojten e privatësisë, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë, si dhe vendimin për të krijuar komisionin hetimor për skandalin e përgjimeve.
Para mesnate të gjitha ligjet u miratuan, për të cilat 98 ishin “për” për “jo” nuk kishte, dhe 8 deputetë abstenuan.
Tani, pas miratimit të ligjeve duhet të nënshkruhen nga presidenti Gjorge Ivanov dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Ndryshe, gjatë ditës pritet që para deputetëve të shpaloset edhe zgjedhja e ministrave të rinj dhe zëvendës ministrave