Me gjithë mizorinë e zgjuarsinë, trileri emocionues “Parasite” ka arritur në Britani të Madhe nga Koreja e Jugut, pasi që ka fituat “Palmën e Artë” në Cannes vitin e kaluar dhe dominoi diskutimet që atëherë – për shpenzimet, të drejtën e të gabuarën, për çdo film tjetër joanglisht.

Filmi është tmerrësisht tërheqës, i shkruar në mënyrë të shkëlqyeshme, shumë mirë i dizajnuar dhe i menduar, me një kastë të lavdishme që vihet për të punuar në një ankth të kompletuar në një mënyrë elegante. Narrativa e filmit është në linjë me zhurmën e një “Mercedes-Benzi” luksoz që i është dhënë mundësia ta drejtojë njëri nga personazhet, shkruan Koha Ditore.

Në kritikën time origjinale për Cannes, isha shqetësuar nëse narrativa ishte paksa e ekzagjeruar, mirëpo me një shikim të dytë mund të shohë sesi të tilla detaje i japin filmit shijen e tij. “Parasite” është një komedi e zezë e ashpër, një farsë çarëse që rezonon përtej limiteve të përgjithshme – një film në lidhje me zilinë për pushtet, aspiratat, materializmin, familjen patriarkale dhe idenë e të pasurit. Më shumë se kjo, është për tmerrin shtypës të klasave të larta ndaj klasave më të ulëta dhe për neverinë patologjike për erën e njerëzve që u duhet të përdorin transportin publik.

Satira reflekton jetesën e koreanëve në Korenë Veriore e atë Jugore, që jetojnë së bashku në paranojë, një miqësi e nxehtë, kulmi i së cilës arrihet nga një katastrofë klimatike pothuajse biblike. Parazitët janë një familje e papunë që jetojnë së bashku në një bodrum të papastër kundërmues, me djalin dhe vajzën adoleshente që qarkullojnë në mënyrë periodike rrotull, duke mbajtur telefonat e tyre të mençur lart drejt tavanit për të kapur valë të internetit që janë pa kod nga fqinjët dhe lokalet afër.

Babai Ki-taek (një performancë e shkëlqyeshme nga aktori Song Kang-ho), një njeri që rri kot i martuar me ish-yllin, vrapuesen Chungsook (Chang Hyaejin). Djali është Ki-woo (Choi Woo-sik) një i ri i ngathët që ka dështuar që të kalojë testet për universitet, dhe vajza Ki-jung (Park So-dam) e zgjuar, një konsumatore e lezetshme me dhuratën artistike, mashtrimin përmes internetit.

Një verë, duke pozuar si student i kolegjit, Ki-woo i jepet mundësia për të mbikëqyrur vajzën adoleshente të një familjeje shumë të pasur me një shtëpi moderne spektakolare e të madhe, pronë e biznesmenit Park (Lee Sun-kyun). Studenti i Ki-woo është Da-hye (Jung Ji-so), që ndien dashuri nga Ki-woo, i cili nuk bën asgjë për ta dekurajuar. Punonjësja kryesore e shtëpisë Yeon-kyo (Cho Yeo-jeong) pyet nëse ky djalë i ri i zgjuar mund të ketë ndonjë rekomandim për një mësimdhënës arti për vëllanë e talentuar të Da-hye..