Parani, fshati i të verbërve në Peru

Parani, fshati i të verbërve në Peru

Paran është një fshat që gjendet katër orë larg nga kryeqyteti i Perusë, Lima, dhe është i rrethuar me një teren malor. Fshati ka 360 banorë, por ajo që e bënë këtë vendbanim të jashtëzakonshëm është numri i madh i atyre që vuajnë nga verbëria e trashëguar.

Në këtë fshat me 360 banorë janë rreth 60 njerëz që vuajnë nga sëmundja “Retinitis Pigmentosa”, një sëmundje që nënkupton humbjen e të pamurit nga jashtë brenda, që njihet ndryshe si “fenomeni i tunelit”.

Sëmundja nuk ka shërim dhe manifestohet në moshën shtatë vjeçare ndërsa ata të cilët vuajnë nga sëmundja gjatë ditës shohin me vështirësi, ndërsa gjatë natës pothuajse asgjë.

Në Paran pesë gjenerata vuajnë nga “Retinitis Pigmentosa”, fshat ky i themeluar nga shtatë familje të cilat e bartnin në vete këtë sëmundje.

Në qendër të Andeve, në lartësi prej 3000 metrash, 75 për qind e njerëzve nuk shohin.