Tejkalimi i shpejtësisë, mospërdorimi i dritave, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe shkelja e rregullave të tjera të komunikacionit, janë disa nga arsyet që njësiti i policisë për kontrollimin e autostradave i ndalon vozitësit.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, policia e Kosovës vazhdimisht merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë këto rregulla.

Ekipi i lajmi.net qëndroi për disa orë me një ekip të policisë së trafikut ku përcolli punën e tyre.

Togeri, Vesel Mustafa mbikqyrës i operativës në njësinë për kontrollimin e autostradave, ka treguar arsyen se pse po ndodhin aksidentet e trafikut.

Edhe pse policia vazhdimisht ka zbatuar planin e taskë forcës për parandalimin e aksidenteve, që nga janari deri në shtator të këtij viti, 76 kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve

Gjatë këtij nëntëmujorshi kanë ndodhur 11 mijë e 732 aksidente, prej tyre 66 me fatalitet, 4 mijë 443 me lëndime, ndërsa 7 mijë e 223 me dëme materiale.

Sa i përket krahasimit vetëm të muajit shtator të vitit 2018 dhe të këtij viti, vërehet se ka rritje të aksidenteve në përgjithësi.