Panxhari, bima universale

Panxhari, bima universale

Për panxharin thonë se është në gjendje ta përmirësojë shumicën e saj që është dëmtuar në organizëm. Sot konsiderohet si bimë me kulturë të lartë, që është e pasur me vitamina, minerale, me proteina, yndyrë dhe karbohidrate dhe ajo që është shumë me rëndësi, tretet lehtë. Nga mineralet posedon: kalcium, kalium, natrium, fosfor, magnez, hekur, fluor, mangan, bakër, jod, squfur, litium, stroncium… Prej vitaminave më së shumti posedon vitamina B1, B2, C, si dhe vitaminën e rrallë B12. Ngjyra e kuqe e panxharit ndikon në ripërtëritjen e qelizave të gjakut, përderisa vetëm bima konsiderohet se e lufton kancerin. Po ashtu është vërtetuar efekti i saj në shërimin e mishit të dhëmbëve. Prania e jodit e bën ilaç të çmuar kundër arterosklerozës dhe procesit të plakjes. Kjo bimë përmban edhe substancat shëruese betaninë dhe betainë, të cilat rregullojnë shtypjen e gjakut, ulin kolesterolin, enët e gjakut i mbajnë në gjendje të mirë dhe ndikojnë mirë në punën e mëlçisë.