Një tërmet prej 6.8 shkallë të Rihterit ka tronditur popullin turk sot duke lënë të vdekur së paku 14 njerëz dhe më shumë se 300 të lënduar.

Autoritetet turke janë duke kërkuar nën rrënoja për shumë të tjerë, njofton Klan Kosova.

Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave, tetë persona kanë vdekur në provincën Elazig, derisa gjashtë të tjerë në provincën fqinje të Malatyas, si zonat më të prekura të vendit.

Përveç humbjeve të jetës, tërmeti shkatërroi edhe shumë ndërtesa dhe shtëpi.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa video nga momentet tmerruese që kanë përjetuar në çastet e goditjes: