Policia e Kosovës është deklaruar për gjuajtjen me armë zjarri në Fushë Kosovë për të cilën Indeksonline raportoi pak më parë.

Si pasojë e kësaj, dy persona janë plagosur të cilët edhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo./

Më poshtë pamje: