Bërlloku i shumtë ka “pushtuar” hapësirat përreth liqenit të Batllavës, vend ky i frekuentuar në masë të madhe gjatë vikendeve, shkruan Llapi.info.

Përveç kësaj, ky liqen është duke u ndotur tejmase edhe nga ujërat e zeza që derdhen në të. Kështu kanë thënë për Llapi.info qytetarë që kanë dërguar pamje në Llapi.info.

Sipas tyre, këto ujëra të zeza po kundërmojnë në masë të madhe, teksa të njëjtat, siç kanë thënë qytetarët, derdhen direkt në liqenin e Batllavës.

Për këtë cështje, ditë më parë ka reaguar edhe organizata joqeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovës”. Sipas SDK-së, ky liqen ka mbetur pa mirëmbajtje nga niveli lokal dhe ai qendror.

“Pse nuk mirëmbahet hapësira përreth Liqenit “Batllava”. Në ditën e tokës Liqeni i Batllaves duket si mos më keq, ujëra të zeza që derdhen në Liqen, mbeturina gjithandej, lirisht mundemi te themi një hapsin e lan anash pa përkujdesje institucionale si nga niveli lokal dhe ai qendror”, thuhej në reagim.

Ndërkohë, duhet përkujtuar se disa aksione janë zhvilluar për pastrimin e liqenit dhe hapësirave përreth tij, por që ndotja vazhdon të jetë e madhe përkundër thirrjeve që bëhen për t’u evituar një gjë e tillë./Llapi.info