Zvicra ka përjetuar një ndër reshjet më të mëdha të shiut gjatë një stuhie me rrufe, e cila shkaktoi vërshime e kaos në trafik të martën në Cyrih.

Më shumë se 4 centimetra shi ranë në Cyrih gjatë natës dhe mbi 3 centimetra shi ranë për vetëm 10 minuta në Waldegg, afër këtij qyteti, raportoi televizioni SRF.

Foto: Reuters

Disa pjesë të rrjetit të autobusëve dhe tramvajeve në Cyrih dolën nga funksioni për shkak se drunjtë e rrëzuar i bllokuan binarët dhe rrugët, ndërsa disa rrugë u prekën edhe nga vërshimet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Foto: Reuters

Autoritetet lokale nuk dhanë hollësi për ndonjë person të lënduar apo të vdekur.Reklamë

Foto: Reuters

“Dola për të ecur herët në mëngjes dhe shiu thjesht nuk ndalej. Kishte drunj të mëdhenj që ishin rrëzuar gjatë natës, ishte vërtet e frikshme”, tha banorja e Cyrihut, Jessica Adams.

Foto: Reuters

Kantoni jugor, Wallis, i paralajmëroi njerëzit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Foto: Reuters

Shërbimi meteorologjik tha se priten reshje të reja dhe se ka gjasë që vërshimet të përkeqësohen, sidomos afër liqeneve e lumenjve. Autoritetet gjithashtu paralajmëruan për rrezikun e rrëshqitjes së dheut.