Javë më parë kanë nisur punimet në stadiumin e qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”, ku do të bëhet me bari natyral nga ai sintetik, shkruan Llapi.info.

Punimet në këtë stadium po i kryen kompania turke e licencuar nga UEFA, “Iren limited sirket”, teksa në pamjet e publikuar nga faqja zyrtare e klubit shihet se stadiumi po merr pamjen e re.

No photo description available.

“Vazhdojnë punimet në sistemin e drenazhimit dhe të ujitjes ku plani dinamik për ta përfunduar projektin është duke u realizuar sipas kohës dhe dinamikës së punës”, thuhet në njoftim.

Më tej, klubi llapjan ka bërë të ditur se kanë proceduar në Kuvendin e Podujevës për t’i mundësuar Llapit projektin e tribunës lindore.

“Punë shumë e madhe nga kryesia e klubit në procesin e ndërrimit të barit sintetik në bari natyral dhe jemi në pritje nga Kuvendi Komunal i Komunës së Podujevës për miratimin e projektit të tribunës lindore”, thuhet tutje.

No photo description available.

Stadiumi i qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” do të bëhet me bari natyral, ku punimet kanë nisur në fillim të muajit qershor.

No photo description available.

“KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme. Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruaji kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe UEFA, “Iren limited sirket”, kompani e cila mirret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë”, ka njoftuar klubi ditë më parë.

Ekipi nga Podujeva do të ndeshet më 8 korrik me Shkupin, në raundin e parë të Europ Conference League./Llapi.info