Kolona dhe pritje të gjata janë krijuar edhe sot në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet kolona e gjatë në këtë pikë, për të dalë nga Kosova. Mërgimtarët që po kthehen në vendet e tyre po presin mbi katër orë, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 2 mijë metra.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare janë deri në 4 orë e 30 minuta.

Për dallim nga Merdarja, pikët kalimet tjera kufitare janë më pak të ngarkuara./Llapi.info