Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Dyshohet se si pasojë e mjegullës, një autobus ka dalë jashtë rrugës kryesore.

Nga ky vetë-aksident s’ka persona të lënduar. Kështu të paktën kanë thënë për Llapi.info nga Emergjenca e Podujevës.

“Nuk kemi ndonjë rast për aksident”, ka pohuar nga kjo qendër. Llapi.info ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe ekipet policore që janë marrë me rastin./Llapi.info