Policia në bashkëpunim me hetuesinë në Podujevë, ka arrestuar hajnat që kryen vjedhje me 21 janar në disa lokale.

Komandanti i Stacionit të PK-së në Podujevë, Isak Ejupi ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”.

“Po, janë arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, të njëjtit gjatë procedurës hetimore e kanë pranuar autorësinë e kësaj vepre”, është shprehur ai.