Shteti më i populluar i Australisë është paralizuar nga kushtet “katastrofike” të zjarrit të shtunën në mes temperaturave ekstreme.

Një person vdiq ndërsa zjarret shkatërruan gjithashtu juglindjen e vendit, njofton Klan Kosova.

Afër qytetit të Bilpinit, zjarre të mëdha u përhapen mbi pemë duke u afruar pronave në zonën e Trashëgimisë Botërore të Maleve Blu.

Në shtetin e Neë South Wales temperaturat janë parashikuar të arrijnë në 47 gradë Celsius të shtunën. Autoritetet paralajmëruan se erërat e forta mund të shtyjnë zjarret në drejtime të reja të rrezikshme.

New South Wales është në gjendje të jashtëzakonshme shtatë-ditore pasi rreth 2,000 zjarrfikës luftojnë me 100 zjarre të mëdha.

Dy zjarrfikës vdiqën të enjten duke luftuar me flakët në jugperëndim të Sidneit ndërsa autoritetet konfirmuan të shtunën se një person vdiq nga zjarri që shkatërroi Adelaide Hills të premten.

Rreth tre milion hektarë tokë janë djegur në të gjithë vendin gjatë një muaji të tmerrshëm, e që përfundoi me nëntë njerëz të vrarë dhe më shumë se 800 shtëpi të shkatërruara.