Ajo që do quhej daktiloskopi dhe që në fillim ishte një hetim primitiv, më vonë do të shndërrohej në një fushë shkencore.

Kombinimi i lëmive si matematika, kimia e biologjia do shkriheshin për ta rikthyer kapjen e keqbërësve në një art investigimi.

Edhe pamjet që do shihni nuk janë një pjesë e shkëputur nga drama televizive amerikane “CSI:Miami”, por është laboratori ku bëhet analizimi, klasifikimin dhe gjurmimi i vijave kapilare në Kosovë.

Forenzika e Kosovës i ka mundësuar Albanian Post të bëjë xhirimin e ambienteve që nuk janë parë më herët nga publiku.

Në këto pamje shihen të gjitha fazat e ekzaminimit dhe hetimeve që kryejnë ekipet e Forenzikës në laboratorët ku bëhet analizimi, klasifikimi dhe gjurmimi i materialeve që merren nga skena e krimit.