Ndihmëssekretari i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer, gjatë një vizite në Bosnje komentoi gjithashtu përpjekjet për të zgjidhur statusin e Kosovës duke theksuar se bisedimet e statusit të Kosovës nuk mund të lidhen me ngjarjet në Bosnje dhe Herecegovinë, njofton Klan Kosova.

“Përveç se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të përmirësojë dukshëm mundësitë dhe sigurinë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të hapte një rrugë evropiane si për Serbinë dhe Kosovën, e cila do të ishte shumë e mirë për Bosnjën”, tha Palmer.

Diplomati i SHBA-së, i cili është në një vizitë në Bosnje për disa ditë, gjithashtu tregoi për sfidat e migracionit të paligjshëm me të cilin ballafaqohet ky shtet, raporton DW.

“Është një barrë e rëndësishme, por nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe jo të gjithë në vend janë njësoj. Është e sigurt se Kantoni Una-Sana dhe qyteti i Bihaç mbajnë një barrë të madhe, por të gjitha nivelet e Qeverisë dhe institucioneve duhet ta mbajnë këtë barrë, duke përfshirë bashkësinë ndërkombëtare “.