Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka thënë se MIT po punon me dinamikë në çdo komunë, njofton Llapi.info

Këto komente Lekaj i ka bërë përmes një postimi në ‘Facebook’, me rastin e asfaltimit të rrugës që mundëson hyrjen e Gjilanit, nga ana e Ferizajt.

“Hyrja e Gjilanit, nga ana e Ferizajt, po asfaltohet nga sot. Gjithçka do të përfundojë para arritjes së diasporës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon me dinamikë, në secilën komunë, çdo ditë”, ka shkruar Lekaj./Llapi.info