Autoritetet pakistaneze e kanë krijuar një njësi të posaçme policore për të frenuar krimin në qytetin jugor Karachi.

Qyteti në fjalë është i mbipopulluar dhe ka zona ku automjetet konvencionale të policisë nuk mund të depërtojnë për shkak të rrugëve të ngushta, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Andaj, autoritetet pakistaneze kanë ndjekur gjurmët e njësive të ngjashme në Evropë dhe kanë vendosur që ta krijojnë njësitin e veçantë policor me rollera.

Pas një muaji trajnimesh, skuadra e re do të vendoset pranë rrugëve të ngushta të qytetit, vendkalimeve, kryqëzimeve të ngarkuara dhe nëpër qendra tregtare për ta luftuar krimin.