Kryeministri Ramush Haradinaj, ditë më parë shkarkoi nga detyra zv.ministri i Bujqësisë Shukri Maxhuni, pasi ishte fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

Por kjo nuk i ka bërë përshtypje një zyrtari tjetër, i cili këtë fundjavë (e diel), përdor veturën zyrtare për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Një lexues i Telegafit, ka dërguar disa fotografi të veturës me targa 3Z 191 12.

Ai ka thënë se ngasësi i veturës, voziste si i “çmendur”, dhe nuk respektonte aspak shenjat e komunikacionit.

Vetura është fotografuar në Rrugën e Kombit, duke u kthyer nga Shqipëria.

Ndryshe, keqpërdorimi i automjeteve zyrtare tashmë është bërë një normalitet në vendin tonë, pasi edhe më herët ka ndodhur që të raportohen me dhjetëra raste të tilla.