Mesfushori i Inter, Christian Eriksen, është gati për tu larguar nga klubi “Nerazzurr” por, problemi kryesor mbetet paga e tij e madhe.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ajax është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Inter, Christian Eriksen, shkak thuhet të jetë paga e danezit, transmeton lajmi.net.

Ish-anëtari i Tottenham Hotspur, është duke kërkuar një largim nga “Giuseppe Meazza”, ku ai arriti një vit më parë në një transferim prej 27 milionë euro.

Sipas Romano, Ajax tashmë është tërhequr nga gara për të nënshkruar me ish-yllin e tyre.

Ata, në fakt, dëshironin ta merrnin Eriksen përsëri në klub, por pa paga e tij e pamundësoi këtë.

Sipas “Calciomercato.com”, José Mourinho është i interesuar të kthejë danezin përsëri në Tottenham, por përsëri, Spurs nuk janë të gatshëm të paguajnë të gjithë pagën e tij.

Për momentin, nuk ka negociata konkrete midis Inter dhe Spurs.

Sipas raporteve të ndryshme në Itali, Interi është i hapur për të shitur 28 vjeçarin ose edhe për ta dhënë në huazim në afatin kalimtar të janarit.