Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerëson se Kryeministri Albin Kurti këtë të martë për herë të parë e ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet në Bruksel.

“Ka ndryshuar qasja ndaj dialogut dhe Serbisë. Jemi për herë të parë që caktojmë temat, afatet dhe vendosim a shkojmë ose jo në Bruksel. Kemi një kryeministër që përfaqëson shtetin e Kosovës me parime dhe premtime që ua ka dhënë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Pacolli, njofton Klan Kosova.

“Sot ishim një hap para Serbisë”.

Në Info Magazine, Pacolli ka theksuar se takimi i sotëm i Kurtit me Presidentin se Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk shënon rinisjen e procesit të dialogut.

“Nuk kemi filluar të dialogojmë me Serbinë për dialogun, por e vendosim mënyrën se si të dialogojmë”.