Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndërprerë fjalën pas pengimit nga disa deputetë që po flisnin nga ulëset e tyre.

Pacolli ka reaguar duke thënë se nuk dëshiron më ta flasë, duke i quajtur deputetët të paedukatë.

“Po ndalëm unë kryesuese nuk e marr fjalën me njerëz të paedukuar”, ka deklaruar Pacolli.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk po sheh rezultate nga këto zhurmat që po bëhen në Kuvend.