Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot bashkë me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, janë shkruar në Turqi dhe janë takuar me presidentin e atjeshë, Rexhep Tayip Erdogan.

Pacolli ka deklaruar se ata zhvilluan një takim të shkëlqyeshëm.

“Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.