Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka kujtuar 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe.

Pacolli ka thënë se sot 20 vjet më parë, NATO fillon sulmin ajror kundër forcave serbe në ish-Jugosllavi.

“Një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Mirënjohës për jetë”, shkruan Pacolli në Facebook. 

Sot 20 vjet më parë, NATO fillon sulmin ajror kundër forcave serbe në ish-Jugosllavi. Një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Mirënjohës për jetë!

Publiée par Behgjet Pacolli sur Dimanche 24 mars 2019