Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai ka kërkuar që të reagojë Bashkimi Evropain ndaj Beogradit.

Pacolli thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme.

“BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë”, shkruan ai.