Sot shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve organizoi tryezë me temën “Siguria e pacientit dhe infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor”, njofton Klan Kosova.

Në këtë tryezë morën pjesë mbrojtës të këtyre të drejtave, mjekë dhe epidemiolog.

Këtu u tha se në QKUK ka mungesë të kushteve gjë që shpie deri tek infeksionet e edhe mungesë të trajtimit të stafit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, anise e konfirmoi pjesëmarrjen nuk ishe pjesë e këtij diskutimi.