Kompania OSTAP nga Austria është shprehur e gatshme për të ofruar ndihmë dhe përvojën e saj për Komunën e Podujevës. Përfaqësuesi i saj, Christoph Gierlinger, gjatë një vizite në Komunën e Podujevës ka thënë se kjo do të ndihmojë Komunën e Podujevës që projektet të hartohen dhe të dorëzohen me kohë konform afateve të përcaktuara për aplikim për kredi të buta.
“Në këtë fazë do të identifikohen projekte zhvillimore dhe ato mjedisore, të cilat qëllim kryesor e kanë trajtimin e ujërave të zeza”, tha kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu.
Duke iu referuar bashkëpunimit të Ministrisë së Financave të Kosovës me Ministrinë Federale të Financave Austriake, kryetari Veliu tha se edhe ky bashkëpunim vjen si rezultat i këtij bashkëpunimi.
“Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë OSTAP nga Austria, Christoph Gierlinger, u shpreh i gatshëm për të ofruar ndihmën dhe përvojën e kësaj kompanie, që projektet të hartohen dhe të dorëzohen me kohë konform afateve të përcaktuara për aplikim për kredi të buta”, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Podujevës./llapi.info.