Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër organizimin e stërvitjeve të përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe asaj ruse.

Osmani thotë se me këto stërvitje Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit dhe po e destabilizon rajonin.

“Ndërsa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Ushtrinë Amerikane (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po e destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, shkroi ajo në Twitter.