Ka përfunduar votimi i raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton IndeksOnline.

Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, pra është bërë kuorumi dhe është konsumuar raundi i parë.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.