Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë vizituar ushtarët të cilët po marrin pjesë në ushtrimin “Defender Europe 21”, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa gjatë ushtrimit “Defender Europe 21”, mediet nuk do të jenë të pranishme dhe krejt në fund Kurti dhe Osmani do të deklarohen rreth vizitës.