“Në anën tonë është një fjalë që thotë se vajzat lindin me gjilpërë në gojë. Është një lloj humori për vajzat”, thotë File Kola, që ka një jetë që merret me prodhimin e punëdoreve, që në rrafshin e Dukagjinit, prej nga vjen ajo, njihen si ojme.

E kujton se ka qenë në klasën e dytë të shkollës fillore kur ka bërë për herë të parë një punë me grep. E kujton se çfarë ka qenë. Bashkë me kushërirat tjera të moshës së saj, i duhej ta mësonte këtë punë, për t’u shoqëruar me vajzat më të rritura, e që punonin këso punësh kryesisht për vete e për njëra-tjetrën, si pjesë e qeizit apo pajës së martesës, shkruan Koha Ditore.

Qe gati dy dekada, Kola e ka kthyer në biznes këtë punë. Fillimisht në vendin e saj të lindjes, në Klinë, e qëmoti në Gjakovë, ajo ka dyqanin për shitjen e këtyre punëdoreve. Thotë se shet edhe përmes rrjeteve sociale, madje edhe nga të huajt e jashtë shtetit. Ky lloj i punëdoreve thotë se është transformuar, prandaj ajo nuk sheh rrezik se do të zhduket. E në këtë kontekst, jep edhe një porosi të fuqishme për nevojën e pavarësisë ekonomike të grave.

Image

Më shumë dekor sesa funksion

Në një pasdite të ftohtë dimri, File Kola nuk rri ulur, por lëviz nëpër hapësirën e paktë që ka mbetur e lirë, në një dyqan të vogël në Çarshinë e Madhe të Gjakovës. I rrotullon punëdoret që dominojnë në hapësirën e këtij lokali. Shumë prej tyre mbulojnë muret, pothuajse në të katër anët, ndërsa një tavolinë e madhe në mes të dyqanit shërben për t’i shtrirë dhjetëra sosh.

Ulet vetëm kur lutet që të shpjegojë se si nisi e si u zhvillua pasioni i saj për punëdore. I duhet të kthehet goxha prapa në histori… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)