Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se për zgjedhjet e jashtëzakonshme vendosin vet autoritetet kosovare mirëpo, ai ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, O’Connell, po ashtu ka bërë të ditur se arritja e marrëveshjes me Serbinë është në interes të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ai po ashtu ka sqaruar se deklarata e shteteve të QUINT-it është keqinterpretuar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje.

Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë?

Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar.

Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur.