Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka vazhduar traditën e tij të publikimit të këngëve të preferuara gjatë vitit që po lëmë pas.

Obama në Twitter ka listuar 30 këngë, në mesin e të cilave bën pjesë edhe shqiptarja, Dua Lipa me këngën “Levitating”, njofton Klan Kosova

“Këtu janë disa nga këngët e mia të preferuara të vitit. Si zakonisht, pata një konsultë të vlefshme nga mësuesi ynë i muzikës familjare, Sasha, për ta bërë bashkë këtë. Shpresoj të gjesh një ose dy këngë të reja për të dëgjuar”, shkroi Obama në Twitter.