“Moska po bën përpjekje të mëdha për mossuksesin e referendumit, me të cilin më 30 shtator shtetasin e Maqedonisë do të deklarohen se a e pranojnë hyrjen e vendit në BE dhe NATO”, shkruan “New York Times”, duke vlerësuar se kjo është qëllimi kryesor i fushatës zgjedhore që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale dhe media për parandalimin e zgjerimit të NATO-s.

Gazeta shkruan se Kongresi Amerikan në fillim të vitit 2017 ka ndarë 8 milionë dollarë mjete buxhetore për luftimin e propagandës ruse në Maqedoni, por paratë ende nuk janë shfrytëzuar.

“Mjetet për luftën kundër propagandës ruse në Maqedoni janë mbajtur tërë vitin dhe pritet shpërndarja e tyre efektive”, ka thënë një burim anonim për gazetën amerikane. (INA)

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/nyt-rusia-po-ben-perpjekje-te-medha-per-te-deshtuar-referendumi-ne-maqedoni-576685/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright