Tre persona, përfshirë edhe një drejtor shkolle, janë arrestuar në Nigeri pasi pretendohet se i kanë lidhur dy nxënës në kryqëzime të improvizuara dhe i kanë rrahur ata se janë vonuar për në shkollë, ka konfirmuar për CNN-in një zëdhënës policie.

Nxënësit u rrahën me shkopinj nga një mësues para shkollës së tyre të mërkurën në mëngjes në qytetin e largët Ayetoro, Shteti Ogun, në veriperëndim të Lagosit.

“Ata u lidhën për një druri i punuar për t’u dukur si kryqëzim kur një polic gjatë patrullimit i pa ata. Edhe pse policia kërkoi nga drejtori që të zgjidheshin, ata refuzuan. Ata madje e rrahën një person që intervenoi”, ka thënë Abimbola Oyeyemi, zëdhënës i policisë së Shtetit Ogun, transmeton Koha.net.

Image

Një djalosh nigerian ishte lidhur për një kryqi se ishte vonuar në një shkollë private në Ayetoro, Shteti Ogun, në jugperëndim të Nigerisë më 16 prill, 2018.

Komanda e policisë shtetërore ka thënë se po e heton rastin dhe tha se drejtori i shkollës, pronari dhe një mësues po akuzohen për sulm dhe qëllim për të shkaktuar dëme të rënda trupore.

Ndëshkimi trupor është formë e zakonshme e disiplinës në shumë shkolla nigeriane, pavarësisht dëshmive të shumta të rezultateve negative në fëmijë.