Nxënësit e fshatit Surdull të Podujevës kanë filluar mësimin, pas sigurimit të kombibusit nga Komuna e Podujevës. Ata për dy muaj e gjysmë kur ka filluar mësimi, nuk kanë shkuar në shkollën e fshatit fqinj më shumë se një javë gjatë muajit tetor.

Drejtori i Arsimit, Avni Maloku, ka thënë se i vjen keq që deri tashti nuk kanë mundur ta zgjidhnin këtë problem.

“Aty na ka përcjell një fat i keq. Më ka ardhur shumë keq, unë e di atë terren se kam udhëtuar vetë në atë rrugë kur kam punuar në Herticë. Problemi ka qenë se nuk konkurronte askush.

Ti askënd nuk mundesh ta shtysh me zor që me konkurrua me marrë atë vijë. Edhe tri herë na dështoi, se përmes Zyrës së prokurimit vazhdimisht e kam shpall tenderin për bartjen e tyre”, ka theksuar Avni Maloku. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).